City thyen rekord në Ligën e Kampionëve
16 shkurt 2022
| 12:24
Manchester City ka vendosur një rekord në Ligën e Kampionëve për epërsinë më të madhe në pjesën e parë në një ndeshje si mysafirë, me katër gola të shënuar kundër Sporting CP të martën mbrëma.
Bernardo Silva gjeti rrjetën dy herë në 45 minutat e para, ndërsa Riyad Mahrez dhe Phil Foden gjithashtu goditën objektivin. Ekipi nga Premier Liga shënoi fitore 5-0.