City ‘trembë’ Barcelonën dhe Realit për Haalandin

07 janar 2022 | 17:04

Manchester City dëshiron një qendërsulmues për korrikun dhe Erling Haaland është një prioritet kryesor për tregun e transferimeve të verës. Lamtumira e Ferran Torres, si dhe largimet e tjera do të ishte një mënyrë për të mbledhur burimet e duhura financiare dhe më pas për të nënshkruar me sulmuesin norvegjez.

Pavarësisht se norvegjezi dëshiron të luajë në Spanjë, teksa këtë e ka deklaruar edhe publikisht, teksa mbetet për t’u parë mes Real Madrid apo Barcelonës, historia e transferimeve tregon se ka surpriza. City është një klub që ka financa dhe mund të kënaqte si dëshirat e lojtarit, ambiciet e tij për trofe në Premier League dhe Champions, por njëkohësisht edhe të joshte menaxherin Mino Raiola dhe babain e Haaland, me këtë të fundit që ka luajtur me Qytetarët në rininë e tij.

E sigurt është që Haaland edhe për 5 muajt e ardhshëm do të luajë për Dortmund, një skuadër që ishte trampolina më e mirë për të shkuar te një klub prestigjioz evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Vushtrria është duke bërë gara…