City triumfon ndaj Arsenalit, merr vendin e parë në Premier Ligë
15 shkurt 2023
| 22:33
Manchester City mund rivalin direkt për titullin, Arsenalin, me shifrat 1-3, duke e barazuar kështu me pikë (51) dhe duke marrë vendin e parë.
“Qytetarët” do kalonin të parët në avantazh. Do ishte një gabim në prapavijë i londinezëve që do i jepte mundësinë Kevin de Bruyne të shënonte.
Në fundin e pjesës së parë, një përplasje mes Ederson dhe Nketiah sjell penallti për ekipin e Artetas. Bukoyo Saka do ekzekutonte 11-metërshin, duke dërguar në festë stadiumin Emirates.
Pjesa e dytë nis mirë për Cityn, Haaland fiton penallti, por vendimi kthehet mbrapsht me VAR. Gjithsesi, ekipi nga Manchesteri do mund të festonte më vonë, me golat e Grealish dhe Haaland.