City vazhdon me bilanc të jashtëzakonshëm
27 dhjetor 2017
| 22:54
Manchester City ka vazhduar me bilancin e jashtëzakonshëm në sezonin e ri.
Skuadra e Pep Guardiolës arriti fitoren e 19-të në kuadër të xhiros së 20-të në Premier Ligë, duke mposhtur Newcastle Unitedin 0 me 1.
Të vetmin gol në këtë ndeshje e shënoi Raheem Sterling në minutën e 31-të.
“Qytetarët” prijnë bindshëm në tabelë me 58 pikë, 15 më shumë se vendi i dytë Manchester Unitedi.