City vazhdon në FA Cup, shkëlqen Aguero
06 janar 2018
| 18:53
Manchester City pa asnjë problem ka vazhduar aventurën në FA Cup.
Skuadra e Pep Guardiolës shënoi fitore prej 4 me 1, raporton Koha.net. Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Barnesit në minutën e 25.
Vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë. Aguero shënoi dy gola të shepjtë në minutat 56 dhe 58, pas asistimeve nga Gundogan.
Më pas shënuan Sane e Bernardo Silva, për rezultatin përfundimtar 4 me 1 që çon tutje Manchester Cityn në FA Cup.