City vendos për Guardiolën

06 maj 2022 | 14:02

Manchester City përjetoi një dramë të vërtetë në “Bernabeu” teksa Real Madrid brenda pak minutash e përmbysi duke siguruar një biletë për në finalen e madhe të Parisit. Ky fakt me sa duket nuk ka shumë rëndësi për drejtuesit e City të cilët sipas medieve britanike janë të kënaqur me punën e bërë nga Pep Guardiola, janë të gatshëm t’i ofrojnë teknikut spanjoll një kontratë të re, aktualja i skadon në 2023.

Sipas “Daily Star”, “qytetarët” janë të vendosur të vijojnë bashkëpunimin me Guardiolan teksa i kanë ofruar një kontratë deri në 2025. Jo vetëm kaq, sheikët do të vijojnë të investojnë në skuadër, me një objektiv të qartë, të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Objektivi kryesor nuk ndryshon, Erling Haaland pritet të jetë “dhurata” e parë për Pep Guardiola, një kusht ky që trajneri i ka vendosur klubit për të rinovuar kontratën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se MAShT-i i…