City zyrtarizon rinovimin e kontratës me Cancelon
01 shkurt 2022
| 14:15
Manchester City dhe Joao Cancelo janë dakortësuar për zgjatjen e kontratës mes tyre, me lojtarin që ka pranuar të firmosë kontratën për dy vite të tjera.
Në këtë mënyrë 27-vjeçarit do të qëndrojë në “Etihad Stadium” deri në verën e vitit 2027, kohë në të cilën ai do të ketë kaluar tetë vjet në klub. “Manchester City është një klub fantastik, kështu që jam jashtëzakonisht i lumtur që kam nënshkruar këtë marrëveshje të re”, ka thënë Cancelo.