City gabon edhe ndaj Evertonit

26 dhjetor 2024 | 15:37

Manchester City zhgënjen sërish në Premier Ligë, teksa në shtëpi barazoi 1-1 me Evertonin. Kampionët e Anglisë shënuan pas 14 minutash lojë, kur Bernardo Silva dërgoi topin në rrjetë nga një pozicion shumë i vështirë, pas një asistimi të Dokut.

Mysafirët u përpoqën që të reagojnë dhe ia dolën mjaft mirë. Në të 36-tën, vendasit nuk larguan si duhet një top në zonë, aty përfitoi senegalezi Ndiaje, që me një të djathtë mposhti portierin Ortega. Në minutën e 51-të, City pati shansin e artë për të kaluar në epërsi për herë të dytë në këtë takim, por dështoi të shënonte nga penalltia, me Pikford që bëri heroin, duke i mohuar golin norvegjezit.

Në minutën e 70-të në lojë u fut Armando Broja, i cili dha freski repartit të avancuar më shpejtësinë që e karakterizon, duke dhënë kështu një kontribut në marrjen një pike në këtë transfertë të vështirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 10.000 emigrantë humbën jetën në përpjekje për…