Kurtit i dhurohen një palë doreza nga boksierja Sadiku në përurimin e hapësirave stërvitore të boksit në Prishtinë
Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e hapësirave stërvitore të boksit.
Kurti është pritur nga boksierja, Donjeta Sadiku dhe ekipi i saj.
“Kjo hapësirë e cila u përurua sot, është funksionalizuar e finalizuar dhe tashmë është e gatshme për shfrytëzim falë bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me AKP-në dhe me Federatën e Boksit.” – thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Ndërkohë, Kurtit iu dhuruan një dorëz boksi me nënshkrimin e boksierës Sadiku.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pasditen e sotme mori pjesë në përurimin e hapësirave stërvitore të sportit të boksit, në bodrumin e Hotel Grand, ku u mirëprit nga boksierja Donjeta Sadiku dhe ekipi i saj, hapësira këto të cilat tash e një kohë kanë qenë të pashfrytëzuara.
Kjo hapësirë e cila u përurua sot, është funksionalizuar e finalizuar dhe tashmë është e gatshme për shfrytëzim falë bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me AKP-në dhe me Federatën e Boksit.
Në përmbyllje të këtij përurimi, Kryeministrit Kurti iu dhurua një dorëz e boksit e cila u nënshkrua nga vetë boksierja.
Donjeta Sadiku është sportistja e vetme jashtë ekipit të xhudos nga atletët e Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, në pjesëmarrjen e dytë të saj. Ajo është dekoruar më herët me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Stamboll 2022, si dhe me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Budva po të njëjtin vit, duke u cilësuar si boksierja e parë dhe e vetme grua nga Kosova që ka arritur të fitojë medalje në garat ndërkombëtare të boksit.