Ç’janë këto gjëmë
14 maj 2020
| 13:28
Tahir Desku
Ç’JANË KËTO GJËMË
(Për Malush Ahmetin)
Ç’janë këto gjëmë që vijnë
Nga toka e deti
Kush po digjet n’qiell
Vetë Alush Ahmeti
Le të rriten brezat
Se unë n’zjarr u kalla
Amanet e kemi
Nga vetë Sylë Rezalla
S’e lëshoj tokën time
As këtë qiell me re
Qielli pa u shembur
Jo pa rënë për dhe
Hej Malush Ahmeti
Nam ja le kësaj ane
Me copat e trupit
Ngrite istikame
Një kullë po ndërton
Me gjymtyrët e tij
Tek shtrihet atdheu
Kosovë – Shqipëri
S’e lëshoj tokën time
As këtë qiell me re
Qielli pa u shembur
Jo pa rënë për dhe
Hej Malush Ahmeti
Nam ja le kësaj ane
Me copat e trupit
Ngrite istikame
Përzgjodhi: B. D.: Epoka e re