‘Cjapi i bronztë’ në pullën postare të Kosovës

28 gusht 2024 | 12:11

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot (e mërkurë) ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Cjapi i bronztë”.

Është bërë me dije se tema e trajtuar në emisionin e ri të pullës postare i përket trashëgimisë sonë arkeologjike, që dëshmon kulturën dhe nivelin zhvillimor ekonomik të të parëve tanë.

“Pulla postare nga emisioni ‘Cjapi i bronztë’, në motivin e saj bartë pamjen e cjapit të ulur dhe paraqet një gjetje arkeologjike të rrallë dhe të veçantë”.

“Figura e bronztë e cjapit të ulur që i takon shek. VI p.e.s. bazuar në të dhëna të shkruara, është zbuluar rastësisht në vitin 1939, diku në Jaglenicë, lagje periferike e Prizrenit. Kjo figurë ka gjatësi prej 6.5 cm dhe gjerësi rreth 3 cm, ndërsa peshon 380 gram”.

“Figura e cjapit të ulur sot gjendet e ekspozuar në Muzeun e Vranjës”, ka njoftuar Posta e Kosovës.

Pjesë e këtij emisioni të pullave postare është edhe “Zarfi i ditës së parë” që do të jetë në qarkullim postar deri në konsum të plotë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KESCO ka njoftuar se është duke i shpërndarë faturat e…