Çka e befasoi më së shumti, Lulzim Hetemi tregon se çka gjeti kur hyri në zyrën e kryetarit në Leposaviq
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka treguar se çka ka gjetur në zyrë kur e ka marrë detyrën.
“Kur kemi ardhur këtu i kemi gjetur krejt Republika e Serbisë, nuk ka pas këtu sen dokumente të Kosovës.”
Ai ka treguar se ça e ka befasuar më së shumti.
“Më së shumti që na ka befasuar ka qenë investimet kapitale që i kanë bërë prej fondit të Kosovës, i kanë dyfishuar, për të njëjtin projekt kanë marrë fonde edhe prej Republikës së Kosovës dhe prej Serbisë dhe punësimet që nuk dihet kush janë e çka janë, shumë interesant edhe nga ana e shqiptarëve. 15-16 vjet të punësum, kur jom ardhë i kom gjet dosjet të punësum në fshatra shqiptarë, atje s’kanë ekzistuar kurrë ata njerëz. Befasia më e madhe është që shqiptarët kanë bashkëpunu me Listën Serbe”, tha ai.
Ai tha se këto i ka denoncuar.