Çka e dalloi Ferizajn nga skuadrat e tjera në sezonin vjeshtor?
KF Ferizaj e mbylli sezonin vjeshtor në IPKO Superligë në vendin e dhjetë.
Rezultatet nuk ishin ato që janë pritur nga ky klub, por Ferizaj dallohet nga skuadrat e tjera të elitës me faktin se është i vetmi klub që nuk ka luajtur baras në asnjë ndeshje.
Skuadra e Bekim Isufit nga shtatëmbëdhjetë ndeshjet e zhvilluara ka regjistruar gjashtë fitore, njëmbëdhjetë humbje dhe asnjë barazim.
Më tetëmbëdhjetë pikët e grumbulluara këtij klubi i mbetët të këtë punë shumë të madhe në sezonin pranveror për të siguruar mbijetesën. Edhe sezonin e kaluar vjeshtor, Ferizaj nuk kishte rezultatet e duruara, por në pranverë e bëri mrekullinë dhe e sigurojë mbijetesën pa barazh.
Rezultatet
Drita-Ferizaj 0-1
Ferizaj-Gjilani 0-3
Flamurtari-Ferizaj 1-0
Ferizaj-Vushtrria 0-1
Dukagjini-Ferizaj 0-1
Ferizaj-Drenica 0-1
Feronikeli-Ferizaj 5-0
Llapi-Ferizaj 2-4
Ferizaj-Prishtina 0-2
Trepça’89-Ferizaj 1-0
Ferizaj-Drita 0-2
Ferizaj-Flamurtari 1-0
Vushtrria-Ferizaj 3-1
Ferizaj-Dukagjini 2-0
Drenica-Ferizaj 0-2
/Epoka e re/