Çka është Trepça?
Mr.sc.B. Fetahaj ing.dipl.i gjeologjisë
Trepça është dhuratë nga zoti për Kosovën. Trepça dhe të gjitha pasuritë tjera minerale të Kosovës për një qeveri të mençur, vizionare dhe atdhedashëse janë çelesi kryesor dhe garancioni kryesor për zhvillim dhe përparim të vendit.
Nuk ka Trepçë Veri e as Trepçë Jug. Ka vetem një Trepçë. Trepçë është :Albaniku, Cërnaci, Bellobërda, Shatorica, Stantërgu, Zijaça, Melenica, Maxhera, Rashani, Batllava, Artana, Kaltërina, Përroi i Thartë, Kishnica, Hajvalia, Badoci etj. Trepçë janë edhe zonat e lokacionet në të cilat më financime nga Trepça dhe më ekspert nga Trepça janë bërë hulumtime gjeologjike komplekse dhe janë veçue lokacione për hapje të minierave të reja. Trepça është Kosova.
Nga minierat e Trepçës janë nxjerr miliona e miliona tonelata xehe të pasura me plumb-zink dhe elemente të tjera përcjellëse. Edhe për kundër kësaj, në Kosovë ka pasuri minerale, ka rezerva të sigurta të xeheroritë të plumb-zinkut. Çdo orvatje për ndërtimin e një plani ose strategjie për dalje nga kolapsi ekonomik pa u mbështetur në pasuritë minerale te vendit është dështim, siç është dështim edhe përpjekja për të vazhduar praktikën e më hershme të shfrytëzimit të xeherorëve, pa kriter përzgjedhjën vetëm te xeherorëve të pasur ne një anë e në anën tjetër shkatërrimin dhe shëmtimin e ambientit të vendit. Dëshmi për shfrytëzim të eger dhe pa kriter janë deponitë e mbetura të trajtuara si sterile.
Shfrytëzimi i vendburimeve polimetalore te Pb-Zn vetëm për prodhimin e koncentrateve nuk duhet të jetë qellimi kryesor dhe nuk është rentabil. Ka vende në botë të cilat janë shumë të pasura me minerale të dobishme, por janë në grupin e vendeve jo të zhvilluara. Kjo për faktin se nuk e kan të zhvilluar industrinë e pasurimit dhe të përpunimit të lëndeve të para minerale.
Me studime paraprake rreth ndikimit të shfrytëzimit në ambient dhe me aplikimin e teknologjive te reja për shfrytëzimin dhe përpunimin e produkteve minerale, vërtetë mund të arrihet që këto pasuri minerale të vihen ne funksion të zhvillimit dhe të përparimit të vendit dhe të mbarë shoqërisë. Por që të minimizojmë ndikimet negative në ambient nga këto veprimtari duhet të investohet në teknologji të reja të cilat garantojn ndikim minimal negativ në ambient. Ligji e Statuti për Trepçën janë baza e hapjës së një kaptine të re për Trepçën dhe ekonominë e Kosovës. Kerkohen veprime të tjera konkrete për ringjallje të prodhimit në T.repçë, investime për fuqizim të kapaciteteve nxjerrëse në minierat ekzistuese, riaktivizim të minierave të braktisura, hapje të minierave të reja, investim në hulumtime gjeologjike për shtim të rezervave të reja të xeherorëve të plumb-zinkut dhe krahas kësaj investim në industrinë përpunuese.
Trepça nuk është në krizë. Kosova është në krizë ekonomike. Trepça është zgjidhja e krizës ekonomike. Si mundet më qënë Trepça në krizë, kur tash ka mbi 60 milion ton rezerva xeherore të plumb-zinkut, pa llogaritur në potencialin e madh në zonat e lokacionet tjera të njohura për Trepçën. Trepça ëshët në krizë për një qeveri vizionare, një qeveri e cila në rendë të parë duhet ta dij kush është Trepça, çka ngerthen në vete Trepça, çka do të thotë Trepça për Kosovën. Kriza finanaciare është pasojë e problemeve subjective, terësisht menagjuese të cilat kanë rezultue me prodhim të ulët që nuk po mbulohen shpenzimet nga mungesa e menagjimit profesional. Larg duart e politikanëve dhe profiterave nga Trepça të cilët flasin ndryshe e veprojn ndryshe.
As kush në rajon e më gjerë nuk e duan një Trepçë më kuptim të plotë të fjalës, për faktin se e dijnë çka do të thotë Trepça për Kosovën dhe stabilitetin e shtetit. Trepçës i duhën parasegjithash njerëz që bëjnë zgjidhje dhe sjellin risi, njerëz që i shfrytëzojnë këto pasuri për të mirën e këtij vendi. Njerëz që ua shumëfishojnë vlerën këtyre pasurive duke u mbështetur na profesionalizëm dhe punojnë me Ligjin dhe Statutin për Trepçën sh.a.
Të gjitha qeveritë që nga paslufta kanë menduar se po e ndihmojnë Trepçën. Në fakt, ato e kanë dëmtuar. Kanë dhënë para pa strategji, pa vizion dhe pa e kuptuar se Trepça nuk është pasuri, thesar, është një burim i pasurisë dhe i mirëqenies, jo vetëm për minatorët, por për të gjithë Kosovën. Duhet të ndryshojmë qasjen dhe konceptet e gabuara. Me veprime të njëjta dhe pritje të rezultateve të ndryshme është budallallëk – një utopi. Së pari, duhet të ndryshojmë mënyrën e të menduarit dhe pastaj do të ndryshojë gjendja. Pa strategji, ekonomia dhe industria minerare nuk mund të rimëkëmben. Ndihma nëpërmjet pagave për përfitime politike ose për sadaka nuk është investim dhe as zhvillim. Ndihmë të vërtetë është investimi në minierat e Trepçës (Trepça nuk ka veriun dhe jugun, ajo është një e tërë), ndërtimi i uzinave të reja të pasurimit, hapja e minierave të reja, krijimi i mundësive për investime private ose në partneritet publiko-privat. Batllava është gati për fillimin e prodhimit, vazhdimi i punimeve në minierat e hapura si Kaltërinë dhe Përrua i Thartë, investimi në përgatitjen e kuadrove të reja, etj. Këto veprime do të garantojnë rimëkëmbjen e industrisë minerare, përpunuese dhe finalizuese. Vetëm me miliona të shpenzuara për paga gjatë këtij viti (pa përfshirë katër vitet e kaluara), do të ishte ndërtuar një uzinë e re pasurimi (nëse jo më shumë) e cila në terësi do t`a ndryshonte gjendjën në aspektin e të hyrave dhe në mbrojtje të ambientit. Vetëm humbjet nga flotacionet e vjetruara janë alarmante.
Minatorët nuk janë një kategori sociale dhe as nuk kërkojnë trajtim si “gjynah”. Ata nuk janë një barrë, as nuk kërkojnë lëmoshë, por kanë qenë dhe janë shtyllë e zhvillimit dhe përparimit. Problemi është në menaxhim dhe në qasje jo të duhur, dhe jo tek punëtorët. Punëtorët as nuk kanë menagjue (keqmenagjue), as nuk kanë nxjerrë njerez nga prodhimi, as nuk kanë ndarë shpërblime ( shpërblime të pa merituara), as nuk kanë dërguar dhe as dërgojnë raporte të rreme.
Tashmë, mbetet shpresë që qeveria e re, pas zgjedhjeve të shkurtit, do të bëjë ndryshime. Por duke parë fushatën e aktuale, para zgjedhjeve, duket se nuk do të ketë asgjë për ekonominë, përkatësisht për Trepçën. Duhet të ndryshohet në fund koncepti dhe qasja ndaj pasurive minerale, duke u përshtatur me situatën dhe perspektivën. Kjo varet nga mençuria, strategjia dhe angazhimi i njerëzve të zoti dhe profesionistë. Toka e pasur dhe koka e varfër, fatkeqësi.
Ndaloni gënjeshtrat, raportimet fiktive, mashtrimet dhe etiketime të padrejta ndaj njerëzve të dëshmuar. Për çdo individ ka dëshmi të punës, rezultate dhe po ashtu dështime. Duhet të bëhet emërimi i njerëzve profesionalë dhe të dëshmuar në pozitat menaxhuese dhe kërkimi i llogarisë dhe përgjegjësisë për secilin. Të respektohet Ligji dhe Statuti i Trepçës sh.a. Për veprime emergjente duhet të veprohet sipas pikave të mëposhtme:
•Të anulohet i ashtuquajturi sistematizim i bërë nga njerëz joprofesionistë. Ky sistematizim e ka shkatërruar Trepçën. Kjo është katastrofë. Duhet të shqyrtohet kostoja e këtij “sistematizimi” dhe të vlerësohen efektet negative të kësaj loje të keqe, nga e cila është thelluar edhe më shumë kriza. Ata që e krijuan këtë sistematizim duhet të japin llogari, pasi që prodhimi ra, shpenzimet për paga u rritën dhe u krijuan pakënaqësi të mëdha ndër punëtorë, duke prishur hierarkinë udhëheqëse. Duhet të merren masa ndëshkuese ndaj këtyre “ekspertëve” që me qëllim dëmtuan shoqërinë.
•Të kërkohet llogari nga “ekspertët” që thelluan krizën në ndërmarrje.
• Sistematizimet dihen kur bëhen, pse bëhen dhe kush i bën. Ato nuk bëhen për të rregulluar dëmet e shkatërruara, pa e llogaritur dëmin e kompanisë.
• Të krijohen raporte kolegiale dhe bashkëpunim i mirëfilltë ndërmjet të gjitha sektorëve në Njësinë Biznesore në Kishnicë dhe në kuadër të Trepçës në tërësi.
• Kolegiumet duhet të kenë përmbajtje profesionale, duke analizuar punën dhe objektivat në mënyrë reale, transparente dhe me përgjegjësi për diskutim dhe prezantim të të dhënave.
• Duhet të bëhet një konstatim i gjendjes: sa ka qenë prodhimi fizik i xehes deri tani në këtë vit, prodhimi i koncentrateve dhe shpenzimet në tërësi (si është puna me planin e biznesit dhe realizimin e tij).
• Të tregohet sa tona koncentrat janë shitur për periudhën janar-dhjetor të vitit 2024, sa ishin të hyrat nga shitja e koncentrateve dhe sa ishin shpenzimet. Sa u realizua plani i biznesit. Kjo të krahasohet me tre vitet e kaluara.
• Të tregohet sa është raporti fiktiv i prodhimit me gjendjen reale (sa është gënjeshtra).
• Të tregohet sa janë ndihmat nga qeveria dhe për çfarë janë shpenzuar.
• Është detyrë të njoftohen punëtorët për prodhimin, për të hyrat, për shpenzimet.
• Për çdo ditë, për çdo javë dhe për çdo muaj të vlerësohet performanca e çdo udhëheqësi. Me të hyrat dëshmohet suksesi dhe puna.
• Shikimi i detajuar i kontratave fikse dhe shpërblimi i punëtorëve sipas vendeve të punës. Lista e pagave është e madhe, por punëtorë në prodhim ka pak. Të tregohet sa para janë shpenzuar për shpërblimin e dostave (në formë të meditjeve, orëve të natës dhe formave të tjera të jashtëligjshme).
• Vendosja e një tavani për pagat në menaxhment. Duhet të ulen pagat në të gjitha nivelet në menaxhment dhe në administratë. Nuk mund të marrë administrata rrogë më të madhe se punëtorët dhe inxhinierët e prodhimit.
• Të kthehen punëtorët që janë nxjerrë nga prodhimi dhe janë vendosur në pozita të tjera jashtë minierës, si dhe administrata që është ngarkuar me nxjerrjen e punëtorëve nga prodhimi.
• Të hyrat gjenerohen nga prodhimi, jo nga komoditeti i administratës.
• Të analizohet dhe pastaj të tregohet sa janë shpenzimet e pagave të administratës, sa para jepen për luksin e administratës dhe sa para jepen për mjete mbrojtëse në punë dhe për siguri në punë.
• Trepça nuk ka as punëtorë as inxhinierë që e meritojnë injorimin, nënçmimin, dënimin dhe largimin. Ata duhet afruar, vlerësuar dhe angazhuar. Kjo është një nga obligimet kryesore të udhëheqësit. Për udhëheqës të mirë dhe me përvojë ka mungesë të punëtorëve.
• Ndërrimet e punës duhet të mbulohen me inxhinierë të profileve përkatëse (xehetarë, gjeologë, makinistë, elektrikë, etj.).
• Nuk ka njerëz profesionistë në pozita kyçe të punës, sidomos në flotacion, etj. Kjo mungesë duhet të mbulohet.
• Të definohet saktë sa ka punishte aktive, sa do të dalë prodhimi nga çdo punisht, cilësia e xehes nga çdo punisht dhe cilësia e xehes që shkon në flotacion, duke ruajtur përmbajtjen e xehes që garanton cilësi dhe sasi të koncentratit.
• Porositë për furnizime të bëhen në kohë dhe vetëm sipas planifikimit.
• Kontrollë e rreptë në furnizime, cilësia e materialeve, makinerive, reagjensave dhe të gjitha shërbimeve të tjera nga kontraktorët, etj.
• Rritje të cilësisë së xehes (masa shtesë për kontrollin e cilësisë dhe zvogëlimin e varfërimit).
• Kontrollë dhe përgjegjësi për shpenzimet e mjeteve plasëse, duke marrë parasysh shpenzimet specifike të eksplozivit për ton të xehes.
• Kontrollë maksimal me synim zvogëlimin e shpenzimeve të karburantit dhe të vajrave.
• Kontrollë dhe angazhim maksimal në procesin e flotimit, me synim rritjen e shfrytëzimit të metaleve dhe zvogëlimin e shpenzimeve të reagjensave.
• Kontrollë dhe reduktim (ku ka mundësi) të shpenzimeve të rrymës elektrike, kontroll në procesin e punës në përgjithësi, etj.
• Huazim pa kufizim i pjesëve rezervë dhe materialeve të tjera që disponojnë të gjitha Njësitë.
• Përgatitja e dosjeve për tendera (për të gjitha furnizimet) të bëhet nga persona profesionistë të fushave përkatëse, nga kuadri që punojnë drejtpërdrejt në prodhim dhe të shqyrtohet nga një grup i caktuar po ashtu profesionist, etj.
Pse Trepca është në ketë gjendje ?
Çka u bë pas Statutit të Ri në Trepçë sh.A
Përpjekejet e mëdha pët t`a nxjerrë Trepçën nga këthetrat e AKP-së u kurorëzuan me miratimin e Ligjit për Trepçën-Ligji nr.05/120(G.Z. nr.36, datë 31.10.2016). Gjatë përiudhës nën administrim të AKP-së kemi kaluar si nëpër teh të shpatës gati si në “luftë” për të dal nga juridiksioni i këtij agjensioni, përkatësisht për të mbrojtur pasuritë tona dhe për të kërkuar investime-përparim. Kemi dorëzuar projekte konkrete në qeveritë e kaluara që nga pas lufta, projekte për hapjë të minierave të reja, për ngritje të uzinave të reja të pasurimit të xeherorit deri edhe në hallka të larta të industrisë mëtalurgjike. Të gjitha këto projekte drejtuar qeverive të kaluara janë të protokoluara në arkivat e Trepçës. Të gjitha janë refuazuar më arësyetimin se nuk lejon statut i Trepçës , përkatësisht AKP-ja. Madje kemi organizuar edhe kompani të huaja të njohura për prodhim të makinerive flotuese dhe në konsultim më këto kompani (kemi derguar edhe mostra, kemi bërë vizita në vende të ndryshmë që shfrytëzojn mineralizimet sulfure) kemi hartuar dosje për tender për flotacion të ri. Kjo është berë nga fakti i rëndësisë së flotacionit. Flatacionet ekzistuese janë të shkatërruara mos më thënë jashtë përdorimit, shto këtu xeherorët më përmbajtje të ulët te metaleve, humbjet në shfrytëzim të komponeneteve të dobishme, shpenzimet e mëdha të reagjensave, të energjisë elektrike etj.
Projekte detale për hapje të minierave të reja (Batllava; Kaltërina; Përroi i Thartë, largimi i ujit nga miniera e Hajvalisë dhe Badocit; shfrytëzimi t mineralit të halluazitit etj.; kërkesa për trajnim të punëtorëve, të stafit inxhiniero-teknik, investime në makineri dhe infrastrukturë përcjellëse të nevojshme për qasje në miniera. Mandej është punuar në drejtime të gjetjës së investitorëve për realizim të këtyre projekteve. Nga këto perpjekje kemi pas shumë oferta serioze edhe i kemi mbajtur kontaktet me këto kompani deri në pritje të statutit të Ri për Trepçën sh.a. duke menduar së më ndryshim të statutit të Trepçës do të fillojë e mbara.
Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka finacuar të gjitha shpenzimet për studim dhe analizë të halluaziti të Artanës. Dr. J.Schomburg i specializuar per halluazite ka bërë disa takime më stafin menaxhuese te Trepçës dhe Kishnicës, me AKP. Mandej profesori i nderuar ka bërë edhe disa vizita në minierë të Artanës. Kemi marrë mostra gjatë viteve 2014-2016 të cilat i këmi derguar në Gjermani, në DURTEC GmbH. Të gjitha procedurat janë udhëheq nga profesori Schomburg. (I kemi rezultate e analizave. Janë të shkëlqyera).
Qeveria Çeke ka ofruar asistencë dhe investim më 50% të kostos për largimin e ujit nga miniera e Hajvalisë (janë në pritje të bashkëpunimit).
Ofertë serioze për Investime të mëdha për hapje të minierës së Batllavës dhe ndërtim të uzunës së re të pasurimit nga kompania amerikane, Konzorciumi SGI-STONE.
Interesim të madh edhe oferta për trajtim të mbetje teknologjike…
Të gjitha këto nisma, këto projekte kanë mbetur në letër si atëhere kur Trepça ishte nën AKP-në sepse nuk erdhi në shprehje as Ligji e as statuti i ri i Trepçës sh.a.
Tash më duhet të them se kurrë Trepça nuk punoj sipas këtij Ligji dhe statutit, përkatësisht si shoqëri aksionare. Jo pse ligji është i keq, porse qeveritë lejuan mosperfilljen e këtij ligji. Ka plot fakte për këte konstatim, e fakti kryesor është gjendja e sotme e keqe në Trepçë. Në vitin 2018, Trepça u regjistrue sipas ligjit të Ri, pra erdhi Bordi i parë Mbikëqyrës. Që në start nuk u përfill ligji. Gjërat morrën të poshtë e teposhtë. Qeveria si aksionari kryesor, kurrë as një veprim deri tash nuk e bëri sipas ligjit por sipas inetresave të veta meskine dhe djallëzore më arësyetim të ristrukturimit, e filloj shkatërrimin. Ka pas edhe ka nevojë për ndryshim të qasjës sipas Statutit të ri, së pari në konstatim të gjendjës në të cilën u gjend Trepça pas miratimit të Ligjit të Ri dhe kalimit në Shoqëri Aksionare, së dyti vlerësim të kapaciteteve njëzore ekzistuese (mosha e shtyerë e punëtorëve, kualifikimet jo të duhura etj.). Prej mbas lufte afër 300 punëtorë kanë shkue në pensioun, një numër kanë vdek para pensionimit, kuadrot keyesore profesionale janë pensionuar ose janë afër pensionimit (fjala është për Njësinë Biznesore Minierat Kishnicë, Artanë , Hajvali me Flotacion), së treti vlerësim të paisjeve makinerike ekzistuese, vlerësim të rezervave të disponueshme të xeherorit për shfrytëzim (për vëndpunishte të gatshme për shfrytëzim), dhe së treti të hartohen planet dhe të caktohen prioritet për ndryshim të gjendjës. Mënjëhere është dasht të bëhën përgaditjet për flotacion te Ri. Dhe krahas punimeve në miniera të behen edhe punet tjera në flotacion. Jo sorollatje nëpër zyre e komoditet, por punë ekipore e unifikuese me kuadër e më punëtorë brenda në miniera dhe në flotacione. Nuk është detyrë e kryeshefit të merret më meditje e më humbje të meditjeve, sepse rrogën e madhe e ka për punë të mëdhaja. E dihet cilat janë punë të mëdhaja.
Që në konkursin e parë për kryeshef ekzekutiv filloj e mbrapshta për Trepçën. As një kryeshef nuk e qoj mandatin deri në fund sepse erdhen si erdhen dhe shkuan si shkuan pa dhënë llogaripër dëmet që i shkatuan Trepçës. Edhe tash punohet me ud.kryeshef (nuk e plotëson as një kriter për këte pozitë).
LIgji nr.05/120 për Trepçën sh.a., nuk u përfill, në veçanti : Kapitulli III-Qeverisja; Kapitulli V- Mundësitë e pjesëmarrjës së sektorit privat; Kapitulli VII- Pjeset tjera të NSH Trepça. As një nga këta kapituj (as një nën i këtyre kapitujve) nuk u përfill. Në veçantim kapitulli III që ka të bejë më qeverisjën , përkatësisht më emërim të Bordit Mbikëqyrës dhe Bordit Menagjues. Njejtë është edhe më Statutin e Trepçës sh.a. Po thuajse anjë nen i këtij statuti nuk u zbatua, nuk u përfill. Kurrë nuk u mbajt- Mbledhja e Përgjithëshme e Aksionarëve të shoqërisë (neni 16, pika 1;2) është trupi më i lartë vendim-prurës. Vendimet e kësaj Mbledhje të Përgjithëshme janë të obligueshme për shoqërinë, aksionarët dhe zyrtarët e tjerë. Nuk janë publikue para aksionarëve pasqyrat financiare vjetore dhe nuk është marrë aprovimi nga aksionarët. (Bordi Mbikëqyrës nuk është pjesë e shoqërisë aksionare). Paratë e dhëna nga taksapaguesit janë regjistrue si të hyra të Shoqërisë duke u krekosur udhëheqësit për afarizëm pozitiv. Edhe për këto tri vitë nuk janë pak të hyrat nga qeveria e cila krejt kete ‘’bujari” për minatorët i ka berë për të mbular keqmenagjimin e vetë dhe prodhimin e ulët në Trepçë.
Rregullorët e famshme qartë mbajnë anën e fantom ekspertave dhe godasinë pa mëshirë punëtorët dhe aksionarët. Të gjitha rregulloret që u hartuan u miratuan dhe u nënshkruan nga Bordi Mbikëqyrës pa harmonizim me Ligjin dhe Statutin e Trepçës sh.a dhe pa diskutim me punëtorët-aksionarët. Kështu bëhet kur Bordi Mbikëyrës edhe bordi menagjyes janë jo professional dhe partiak që aterojnë në pozita pa dije dhe përvojë. Pozita don shumë dije e përgjegjësi, don maturi, kulturë e karakter të fortë. Këta ,,profesionista” asë në ënderrë nuk e kanë parë vetën në majën e piramidës së Trepçës tonë. Kur je injorant, pozita është dehëse pa pirë fare, të ngjallë veprimet ndëshkuese, shkatërruese, hakëmarrëse tipare këto te injorantit. Kështu është natyra e pakurrizorëve.
Brenda periudhës 2021-2024 u zhvilluam ,,bëma të mëdha “ në Trepçë. U emruan katër ud.kryeshefa dhe dy kryeshefa me konkurs të rregulltë dhe përzgjedhje me porosi . Në mes e ud-eve, shquhet një ud fantom i cili besoj do të mbahet mend gjatë si ,,kirurgi” kryesor që e operoi dhe e sakatosi Trepçën. Kuptohet medirektivat e nga lartë dhe më përkrahjën pa rezervë po të qeverisë. Pra fantom eksperti i cili për shumë vite mori rrogë në Trepçë pa punuar fare, hyri kur deshti dhe doli kur deshti. I ra bingos u bë ud.kryeshef pa pritur e pa kujtuar. Detyrën e mori përkosishtë, por u gabuan ata që e emëruan sepse virusi vështirë luftohet, qëndroi gjatë në këte pozitë si ud. Mënjëherë ja filloi ,,reformave shkencore” për shkatërrim të Trepçës. Bile edhe ruhej nga policia jo vetem para zyrës por 24h sepse si ekspert me ,,nam” i dëshmuar për intriga dhe pabesi ishte i rrezikuar. Nga kush nuk dihet, armiq imagjinar. Filloi marifetet e zeza , me perkrahje kuptohet nga lartë edhe më duar të lira në emër të ristrukturimit e filloj shkatërrimin. Grumbulloi rreth vetës pakurrizoret (i ka njohur mirë sepse gjithë më ta është sjellur koridorëve duke përgojuar dhe duke thurë intriga) dhe injorantet sipas proverbit latin ,,possum pose”. Filloi gjuetin e ,,shtrigave” kundër të kuadrove të dëshmuar jo vetëm më tituj të lartë shkencore por edhe më punë hulumtuese shkencore. Nuk i interesonte për miniera e për prodhim, hallin e kishte të shkatërroj hierarkinë funksionale në të gjitha nivelet. Krijoj edhe kompani të reja nga jashtë për furnizim më materiale dhe repromateriale, (këto marifete janë secrete të mbrendshmeedhe mbrohen nga e ashtuqujtura Rregullore për përgjegjësinë disciplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepçës sh,a). E shtriu rrjeten e injorantave dhe pakurrizoreve në të gjitha Njësitë Biznesore, sidomos në Njësinë Biznesore të Kishnicës. Kështu iduhej për të punuar më lehtë. Nuk i interesonin ligjet sepse thoshte janë të kontrabanduara. Don Kishoti me sanço pançot pa shkue kurrë në minierë edhe pa pas lidhje me flotacione hapi tender për bartje të xehës nga Stantërgu për ta flotuar në flotacion të Kishnicës. Këte e bëri pa konsltime më askënd, bile u lavdërue nga bordi dhe ministria për këte ide ,,gjeniale”. Sugjerimi ishte se xeherori nga miniera e Stantërgut shkon drejt në bunker në flotacion në Tunel të Parë. Duhet keyer punime të veçanta për ta veque xeherorin jashtë. Kjo sa i përket aspektit teknik e aspektet tjera teknologjike po ashtu të ndryshme në flotacionin e Kishnicës. Të gjitha këto i injoroj. Por në fund, xeherori i paraparë të bartët nga Stantërgu për në Kishnicë u bartë nga Mareci përkatësisht nga miniera e Artanës. Nuk reagoj askush për këte veprim të dëmshem, duke e ditur veç tjerash se kostoja për bartje të kësaj sasie të xeherorit u pague për tri here më shtrenjtë se sasia e njejtë që bartët nga Artana në Kishnicë (janë kontrata, janë faturat, janë të gjitha të dokumentuara). Çudi këte nuk e ,,vërejti,, askush.
Meremetoj zyrët më tepih të trashë dhe më kondicioner për stafin e vetë ,,professional,, të zgjedhur vetë, pa çka se në minierë nuk ka as dorëza e as ajër të mjaftueshëm për punë normale. Ku nuk e futi sqepin ky shotan monstrum. Nuk e pagoi trustin, edhepse nga paga ua ndali punëtorëve, njejtë veproi edhe më anëtarësi sindikale. Punoi gjatë si ud, mori lavde nga ministria e bordi si ekspert në shkatërrim. Facebook-plot me ,,mrekulli”. Shkarkoj punëtorë e inxhinierë, largoj nga puna, degdisi kuadro nga Stantërgu në Kishnicë dhe anasjelltas pa pyetur ligjin, pa menduar si do të shkojnë e më çka do të shkojnë në punë, izoloi e i futi në kontrollë e përcjellje taman si në vitet e 90-ta. Bile edhe bordin mbikëqyres dhe menagjuës e futi nën dirigjim edhe as kush nuk guxonte (edhe ende nuk guxon) t`i denonconte këto veprime antiligjore edhe shumë veprime të tjera që ruhen si ,,secret” i ndërmarrjes. Ky fantom eksperti pasi e ,,e rrehgulloj” Trepçën doli nën hije për t`a këshilluar ,,supër ekspertin,, tjetër të cilin na e dergoj qeveria e dashur. Edhe pse nuk e plotësoj as edhe një kritër të parapar më ligj e statut për kete post pa e marrë detyrën qiti kushte duke e kerkuar rrogëm më të madhe sesa ishte e parapar për pozitë të kryeshefit. Ndryshe nuk e pranon detyrën. Edhe ju plotësue kërkesa sepse ky farë surrogati paska pas sukses më inkasim të faturave të ujitë edhe kjo mjaftton të quhet ekspert. E mori më hez të madh detyrën më ud e shkuar afër (si sufler) tash më tjetër ,,margaritar”-punëtorët e vjetër, inxhinierë më përvojë dhe kuadri professional që është afër pensionit nuk duhet lenë të punojnë. Këta vetëm duhet të mbahen nën vëzhgim kur po vijnë në punë, më ke po flasin edhe çka po flasin. Ky shpejt u largua më bishtë ndër këmbë. Bile pa dal në pension kuadrot e dëshmuara që ai i injoronte, por duke lenë mbrapa shumë të zeza, bile as faturat e ujitë që shpenzoi Trepça nuk ja pagoi kompanisë ku ai u këthye. Shkoi edhe ky imbicil pa dhënë llogari për dëmet që ja shkaktoi Trepçës njejtë si ata para tij. Llogaridhënja është e obligueshme më ligj dhe më Statut të nderrmarrjës sepse këta paguhën nga puna e aksionarëve.
Tash tjetri ud më përvojë të ,,madhe” (nuk dihet se ku ) e nisi punën më tjetër marifet (krejt këto më radhë ja dikton fantomi se aty e ka për t`a këshilluar edhe pët t`i mbrojtur bëmat e veta), ,,pastrimin” e listave të punëtorëve (shumë ngjajshem me difencimin komunist). Po t`a realizonte këte detyrë ka para sa të don për rroga të punëtorëve, pavarësisht nga prodhimi. Tjetër margaritar pas margaritari . Shpalli mobilizim duke ndaluar pushimin vjetor deri në fund të Nëntorit të vitit 2024, Gjatë këtyre masave ,,mobilizue” dolën rezultatët, prodhimi minimal, shumica e punëtorëve në pushim mjekësor. Në Dhjetor punëtorët shumica në pushim vjetor edhe dihet prap prodhimi minimal. Ja rezultatet e masave ,,profensionale” për shtim të prodhimit…
Prej vitit 2020 në të gjitha pozitat menagjyese janë të vendosur ud.të cilët asë një kriter nuk e plotësojnë për këto pozita…
Këtu më poshtë në dy tabela e keni sasinë e xehës që është nxjerrë nga miniera e Artanës që nga pas lufta, sasinë e koncentrateve të prodhuara dhe sasitë e koncentrateve të shitura. Nga tabela nr, .1 shifet mirë se sa ka ra prodhimi i xehës e sidomos prodhimi i koncentrateve. Që nga pas lufta nga miniera e Artanës janë nxjerrë 637,919 (t) xehe. E gjithë kjo sasi e xehes është nxjerrë nga miniera e Artanës, në trupin xeheror nr.II, ndërmjet horizontit IV dhe V. Kjo minierë nën horizontin e VI është e mbushur më ujë. Xeherori më përmbajtje të ulët të komponenteve të dobishme, flotacionët e vjetëruara (shfrytëzimi i metaleve maksimum 70%) ka berë që raporti xehe koncentrat të jetë shumë i lartë. Do theksuar se para viteve të 90-ta në shfrytëzim kanë qenë këto miniera: Artana; Kishnica; Badoci, Hajvalia dhe Mihja sipërfaqësore.
Nxerrja e xehës që nga pas lufta dhe sasitë e koncentrateve të prodhuara tab.1
viti xehe e nxjerrur dhe e flotuar Hyrja Sasitë e Koncen. (t) Kualiteti i konc. Pb
(t) Pb(%) Zn(%) Pb Zn Pb(%) Zn(%)
2005 7,356.40 2.47 2.88 222.3 303.6 48.8 35.8
2006 15,701.00 4.2 5.6 509 546 50.29 37.45
2007 6,613.00 3.94 4.83 192.3 366 57.71 43.22
2008 19,744.00 3.81 4 525 1,011.00 69.6 45.2
2009 26,714.00 3.22 3.9 641.7 1,416.00 70.25 47.37
2010 30,756.00 3.51 4.35 911.12 1,743.00 66 46.11
2011 38,190.00 2.72 3.68 1,027.00 1,968.00 67.7 46.06
2012 38,207.44 2.7 3.6 984.6 1,892.00 67.3 46.5
2013 51,019.00 3.35 3.9 1,478.20 2,562.40 66.3 46
2014 57,108.00 3 3.4 1,430.00 2,680.00 63.2 43.4
2015 47,345 2.2 3.3 1,100.00 2,230.00 64 44
2016 52,770 2.1 3.2 1,417.00 3,300.00 64 44
2017 51,618 1.9 3.2 1,132.00 2,565.00 63.9 44
2018 38,700 1.7 2.1 836.6 1,176.00 64 43
2019 35,000 2.4 2.1 742.22 912.8 62.25 42.17
2020 10,000 2.3 3 314 436.35 64.66 43.52
2021 34,400 1.9 2.8 848 1,564.00 62.5 42.6
2022 27,236 2,05 2,98 718 1,425 61 42
2023 28,441 1.8 2,48 306.65 516 59 39.8
2024 21,000 1.8 2.2 293 220 59 40.99
637,918.94 15,628.69 28,833.15
Koncentrati i shitur 2005-2024 tabela nr.2
Viti Pb(t) Zn(t) Pb+Zn
2005 383.50 529.00 912.50
2006 951.00 744.50 1,695.50
2007 109.00 247.60 356.60
2008 656.60 390.30 1,046.90
2009 462.10 1,844.00 2,306.10
2010 730.20 1,770.70 2,500.90
2011 756.00 1,828.96 2,584.96
2012 984.60 1,892.00 2,876.60
2013 1,478.20 2,580.00 4,058.20
2014 1,431.00 2,644.00 4,075.00
2015 800.00 1,250.00 2,050.00
2016 1,818.00 4,288.00 6,106.00
2017 1,132.00 2,565.00 3,697.00
2018 836.63 1,276.00 2,112.63
2019 742.22 1,180.45 1,922.67
2020 736.52 1,155.86 1,892.38
2021 848.00 1,564.00 2,412.00
2022 618.00 1,425.00 2,043.00
2023 306.65 516,23 822.88
2024 403.46 371.38 774.84
16,183.68 29,546.75 46,246.66
Këtu janë sasitë e koncnetrateve të shitura nga viti 2005 e deri në fund të vitit 2025.
Mr.sc.B. Fetahaj ing.dipl.i gjeologjisë