Çka fshihet pas fanellës që Ahmeti dhe Grubi ia dhuruan Erion Veliajt

07 shtator 2021 | 22:42

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot ka qëndruar në Shkup ku ka pasur takim me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

Pas befasisë së madhe që i bëri Grubi me pritjen interesante që kishte në bluzën e tij me mbishkrimin “TIRANA” një tjetër detaj fshihet edhe në dhuratën që i bëri Ahmeti – Grubi në fanellën e KF-Shkupit, përcjell TS.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti duke ia dhuruar fanellën Erion Velijat theksoi se pas kësaj dhurate fshihet diçka

“Një dhuratë shumë e veçantë për mikun tonë Erion Veliaj. Sekretet e fanellës i mbeten opinionit t’i zbulojë, analistëve pasi fshihet diçka pas kësaj fanelle” u shpreh Ahmeti gjatë takimit me kreun e Tiranës, Veliajn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U21 ka humbur me rezultat 2-0 kundër Anglisë U21,…