ÇKA I SHKROVA DRITËS PËR DITËN E LIBRIT

24 prill 2022 | 01:03

Sali Bashota

Merre me vete shikimin e parë

Si shiun që binte mbi flokët e tu
Renditi ofshamat si fijet e barit
Thuaj jeta është ëndërr
Merre me vete çastin e përflakur
Qëndro gjithmonë larg dallgëve
Pas njëmijë e një lutjeve
Thuaj jeta është ëndërr
Merri qirinjtë e ndezur
Në të njëjtën kohë
Le të dridhet toka si asnjëherë
Tek e fundit
Shko përtej asaj ekstaze
Vetëm aty flakëron ndjenja e mirënjohjes
Thuaj jeta është ëndërr
A thua ndërmjetësit e zjarrit
I njohin vetëm shenjat e shenjta
Se përndritje e vërtetë
Është lëvdata e vargjeve
Merri edhe ngjyrat e ylberit
Kur buzëqeshja është e heshtur
Fjalët më të ëmbla
Thuhen në stinën e luleve
Thuaj jeta është ëndërr
Merre edhe mëngjesin e shqetësuar
Le të dëgjohet poezia
Sa afër është Fjala e Zotit
Mos harro E dashur
Në ditën e parafundit
Merri të gjitha letrat e dashurisë
E kaltra është në mospërputhje
Me thellësinë e syve
Thuaj më zë të lartë
Vendi i poetëve është parajsa

(Prishtinë, 23 prill 2022)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zonja e Parë e Ukrainës: Ukrainasit besojnë në të ardhmen…