Çka i thotë kryeministri Mogherinit në letrën për taksën? (Dokument)
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur përmes një letre kryediplomates së BE-së, Frederica Mogherinit, rreth kërkesës për ta suspenduar taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.
Në letrën qe e ka siguruar “Klan Kosova”, kryeministri Haradinaj ia përmend Mogherinit se edhe 20 vjet pas luftës, 10 vjet pas pavarësisë dhe pesë vjet pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, “realiteti në progresin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë minimal”.
“Nuk ka arsye për fajësim për situatën në të cilën e gjejmë veten tani; sepse ju të gjithë jeni të vetëdijshëm për realitetin. Ajo që na nevojitet tani është një iniciative e re për ngritjen e dialogut në një nivel ku çështjet siç janë tarifat, të përfshihen në një zgjidhje më të gjerë”.
“Unë do të isha shumë i lumtur të takohesha të hënën e ardhshme dhe të shpjegoi pikëpamjet e mia më gjerësisht, si dhe të dëgjoj një përgjigje. Roli i BE-së është vendimtar në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, unë besoj fuqishëm se me angazhimin tuaj një rezolutë është e mundur”, ka thënë Haradinaj.