Çka ndodhi në ndeshjen e tensionuar mes Gjilanit dhe Prishtinës – rrëfen Debatik Curri
Ndihmësi trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ka rrëfyer se çfarë ndodhi në ndeshjen e tensionuar me Gjilanin ku ndërhyri edhe policia me gazlotsjellës.
Madje, nga ndeshja që përfundoi 2 me 1 në favor të gjilanasve vendas, katër anëtarë të klubit të Prishtinës janë dërguar në emergjencë me lëndime për t’u trajtuar pas përleshjeve në fushën e futbollit, njofton Klan Kosova.
Curri po thotë se pika më dobët e ndeshjes së sotme ka qenë arbitri, që sipas tij, nuk ka qenë i drejtë.
“Pas ndeshjes ne s’kemi sulmuar gjyqtarin. Unë kam qenë afër gjyqtarit duke biseduar, sepse interesi ynë ka qenë se cili nga arbitrit ka dhënë karton të kuq. Ne shkuam të arbitrit dhe i përshëndetëm rend se s’jemi tipa që e sulmojmë arbitrin”.
Ndërkaq, për ndërhyrjen e policisë Curri tha se nuk kanë ofenduar ata, por disa ofendime u bënë në drejtim të arbitrit për shkak të mllefit që kishin në gjykimin e tyre.