Çka po ndodh me Ferizajn?
Fillimi i sezonit pranveror në Superligën e Kosovës po afrohet, ndërsa skuadra e Ferizajt është duke përjetuar një krizë të jashtëzakonshme.
Ky klub nuk ka bërë as organizim, asnjë ndryshim brenda skuadrës as stërvitjet nuk kanë filluar dhe çka është me e keqja ende nuk janë kryer obligimet ndaj futbollistëve.
“Jemi thellësisht të brengosur për këtë gjendje që është klubi ynë, pasi që ky qytet nuk e meriton të trajtohet kështu. Ftojmë publikisht gjithë donatorët e shumtë Ferizajas, si dhe kryetarin e Komunës, Agim Aliu që sa më shpejtë të fillojë të organizojë klubin, t’i ndihmojë financiarisht që të jemi sa më të përgatitur për pjesën e mbetur të sezonit, ku synimi është mbijetesa në Superligë. Ky qytet dhe tifozët tanë ‘Ujqit’ që gjithmonë kanë qenë besnikë ndaj klubit nuk e meritojnë këtë gjendje që është klubi, 1 vit në ligë të parë, 1 vit në Superligë. Kemi ndoshta kompanitë më të mëdha në Kosovë, andaj i ftojmë publikisht që të ndihmojnë klubin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit të Ferizajt në “Facebook”.
/Epoka e re/