Çka po ndodh me të bijën e Michael Jacksonit pasi tentoi të vetëvritej?
26 mars 2019
| 11:24
Paris Jacksoni është në një gjendje shumë më të mirë mendore që nga tentimi i saj për t’u vetëvrarë. Ajo është duke kaluar kohë me miqtë, familjen dhe duke marrë këshilla nga njerëz që vërtet interesohen për të.
“TMZ” ka raportuar javën që shkoi se Jacksoni në një spital të Los Angelesit deshi të bënte vetëvrasje duke prerë venat. Të afërmit e Parisit e kishin shtyrë 20-vjeçaren të shkonte në rehabilitim por, pa sukses, kështu duke e lënë mirëqenien e saj në duart e saj.
Burimet familjare tregojnë për “TMZ” se Paris po përpiqet ta përmirësojë shëndetin mendor dhe fizik dhe se është e hapur për t’i dëgjuar njerëzit tek të cilët ka besim.