Çka po ndodh në Turqi? Katastrofë e madhe e frikë pas tërmetit, njerëzit dalin rrugëve (Video)
30 tetor 2020
| 14:19
Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë, në qytetin Dode Dodekaneze, ku lëkundjet janë ndjerë deri në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.
Epiqendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si Izmir Karabaglar.
Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, intensiteti i tërmetit ishte 6.9 ballë të riherit.
Nga pamjet që vijnë nga Turqia, bëhet fjalë për një katastrofë të madhe, edhe pse për momentin flitet për dëme të mëdha materiale dhe jo për viktima.
Këshilli i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, ka deklaruar se tërmeti ishte 6.6 i shkallës rihter dhe epiqendra e tij Deti Egje. Tërmeti është ndier deri në ishujt grekë të detit Egje.
https://youtu.be/cXzm8Vyk07g