Çka po sillesh si karcyll: Momenti kur Alaudin Hamiti bëhet nervoz me Rezin

22 tetor 2024 | 11:18

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova ka nisur me plot zhurmë e debate brenda shtëpisë.

Ndonëse ishte vetëm Prime i dytë, pati shumë momente interesante në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Në një moment, moderatori Alaudin Hamiti ka qenë i ashpër me aktorin e humorit Rezart Veleshnjën.

Ai u bë nervoz pasi banori gjatë gjithë kohës qëndronte në këmbë dhe nuk ulej në vendin e tij.

“Rezart çka po sillesh si karcyll herë lartë herë poshtë. Gjatë Prime-t duhet të jesh ulur o Rezart. Hajde ulu, nuk je kamarier i gjithë atyre. Ulu te vendi”, u shpreh ai.

Alaudini tutje vazhdoi: “Nuk ka kuptim asnjë bisedë që po e bëni në këtë formë. Nuk ju dëgjojmë nëse nuk pushoni. Rezart ulu në vend. Është rregull. Aty e ke vendin është disrespekt për produksionin dhe gjithë shikuesit që presin me ju pa dhe ti qëndron në këmbë. Ulu në kolltuk. Rri me një vend. Duro”.

Nata e mbrëmshme ka nisur menjëherë me nominime, ku shkuan gjithsej shtatë banorë.

Vullneti, Gresa, Rezarti, Aria, Besforti, Mevlani dhe Xheneta – janë konkurrentët e parë të nominuar për edicionin e ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Geci, i cili…