Çka presin votuesit e rinj në Kosovë?

11 janar 2025 | 14:53

Edona Asllani priti Vitin e Ri në terr dhe kuptoi se Kosova ka nevojë për më shumë se vetëm premtime.

Ajo nuk është përcaktuar ende se cilën parti do ta votojë në zgjedhjet parlamentare, por do që qeveria e ardhshme ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e furnizimit me rrymë.

“Për orë të tëra, natën e Vitit të Ri nuk kishim rrymë”, thotë 23-vjeçarja nga Ferizaj.

“Unë nuk merrem me politikë, por do të votoj, sepse është obligim qytetar”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Edona dhe mbi dy milionë qytetarë me të drejtë vote do të mund të zgjedhin mes 28 subjekteve politike dhe katër kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit: Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht në pushtet; Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës; Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Fushata e tyre zgjedhore nisi zyrtarisht më 11 janar.

Vetëm në ditën e parë të saj, Anisa Hajdini, e cila do të votojë për herë të parë, thotë se ka vendosur se cilës parti do t’ia japë besimin.

“Idetë që ka paraqitur partia që kam zgjedhur, më kanë pëlqyer dhe pres ndryshime në sistemin e arsimimit universitar”, thotë studentja e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

“Nuk pres reforma të menjëhershme, sepse ato duhet të ndodhin në mënyrë graduale dhe të mendohen mirë… Por, për shembull, notimi me teste nuk më pëlqen, do të doja të bëhej me gojë”, thotë Anisa.

Për herë të parë më 9 shkurt do të votojë edhe Amelia Sefa, studente e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.

Ajo nuk është përcaktuar ende se kujt do t’ia japë votën, por, ngjashëm, kërkon mbështetje më të madhe për studentët.

“Të ketë, për shembull, furnizim me materialet e nevojshme për studime, por edhe një shumë të vogël financiare për nevojat personale të studentëve”, thotë Amelia.

Gjin Prelvukaj është ende student, por do që të shohë ndryshime në kushtet e punësimit të të rinjve.

Sipas tij, ato janë të domosdoshme për të rritur pjesëmarrjen e të rinjve në tregun e punës.

Shkrimi i plotë në link:

https://www.evropaelire.org/a/cka-presin-votuesit-e-rinj-/33271375.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj, po vazhdon…