Çka thanë Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha dhe Zijah Shemsiu katër dekada më parë
JUSUF GËRVALLA: Po të ishte kërkesa Kosova Republikë një kërkesë boshe, një kërkesë në ajr, një kërkesë mendjelehtë, një kërkesë të cilën e kanë bërë avanturierët, një kërkësë të cilën e kanë bërë ata që ëndrrojnë pa baza, pa kurrfar dyshimi Beogradi qyshë më 11 mars 1981 do të dilte me dokumentin për njohjen e statusit të Republikës së Kosovës dhe do të thoshte. « Urdhëroni shqiptarë, ja ku e kini Republikën »…
KADRI ZEKA: Ata shuan me gjak demonstratat paqësore të popullit tonë, e kthyen në kasaphanë Kosovën tonë të dashur, vranë me tanke e mitroloza vëllezrit dhe motrat tona të pambrojtura. Burgosën e arrestuan mijëra të rinjë e të reja dhe po ushtrojnë tortura shtazarake mbi ta…
BARDHOSH GËRVALLA: Shovinizmi i trashiguar serb, shkoi deri në shkallën e një fashizmi të paskrupull, i cili doli prej maske gjatë intervenimit policor e ushtarak në Kosovë pas demonstratave të vitit 1981.
REXHEP MALAJ: Është bërë e qartë se përballë neshë qëndron me tërë forcën e vet një armik shumë i madh, një politikë shoviniste që mbi kurrizin e popullit tonë liridashës e trim, po ushtron një gjenocid të ngjajshëm me të krajlëve të vjetër serb.
NUHI BERISHA: Çdo punë kur fillohet duhet të paramendohen rreziqet që mund të vijnë dhe kuptohet edhe kësaj radhe rreziku nuk është më i vogël, por aspak nuk më tërheqë nga vendimi i marrë. Pa sakrifikuar lufta nuk bëhet dhe thuhet se sa më të mëdha që të jenë sakrificat, aq më afër është liria.
ZIJAH SHEMSIU: Serbia nuk e njef gjuhën e fakteve. Me Serbinë në fund të fundit do të jemi të detyruar të mirremi vesh edhe ndryshe. Serbia e njef vetëm gjuhën e tytës dhe luftës për liri.
(Përgatiti: Ismet Rashiti)