Çka thanë Nita dhe Qetsori pas daljes nga shtëpia

30 prill 2023 | 10:13

Nita dhe Qetsori folën në studio për eksperiencën e tyre pas daljes nga shtëpia e Big Brother.

Nita u shpreh se ndihet shumë e lumtur për eksperiencën në Big Brother dhe e lumtur që po sheh njerëzit e saj të dashur tani.

Qetsori u shpreh se ndihet i lumtur që arriti deri në këtë pikë të lojës dhe se erdhi deri në gjysmëfinale.,

Zhaklin tha se Qetsori dhe Nita nuk bënë asgjë gabim dhe se ata kanë luajtur në mënyrë të drejtë, duke krijuar edhe ngjarje në mënyrë shumë të kulturuar brenda në shtëpi.

Opinionistja shtoi se rrugëtimi i tyre do jetë shumë i suksesshëm tani. Arbër u shpreh se Qetsori ka qenë pak i paqëndrueshëm me disa banorë në shtëpi, duke nisur me Oltën e deri te Luizi.

Hajdari shtoi se Nita ka qenë me fat, për faktin që ka qenë vajzë shumë e respektuar brenda në shtëpi.

Nita tha se ka qenë aktive gjithë kohën dhe se ka patur situata të ndryshme në shtëpi.

Arbër: Po mirë çfarë ke bërë në shtëpi?

Nita: Jam gjendur në situata të vështira dhe kam gjetur forcën brenda vetes për të vazhduar përpara. Kam bërë gjithmonë atë që kam dashur. Kam qenë e vërtetë në çdo situatë. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beyonce i është përgjigjur qeverisë amerikane pasi thuhej se i…