Clark flet për Hashim Thaçin në vitin 1999: Ishte tepër i vendosur
Gjenerali amerikan Wesley Clark gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion” ka folur edhe për figurën e Hashim Thaçit dhe rolin e tij në zhvillimet e luftës në Kosovë.
Clark e ka cilësuar grupin e shqiptarëve si entuziastë e të vendosur, ndërsa u shpreh se: “Nuk mund të krijosh një shtet të ri, nëse nuk je gati të luftosh dhe të vdesësh për të”.
Pjesë nga intervista
-F. Keni thënë se Hashim Thaçi në atë takim kishte moshën e djalit tuaj në atë kohë. Besoni se ishin shumë entuziastë për të ardhmen e vendit?
-K. Shumë entuziastë ishin, tepër të vendosur. Nuk mund të krijosh një shtet të ri, nëse nuk je gati të luftosh dhe të vdesësh për të. Në Siri në 2010, 2011, 12 a 2013… jam takuar me raste me liderët e opozitës siriane. Ata nuk futeshin ne Siri. Njerëzit luftonin brenda ne Siri, po ata nuk futeshin. U kam thënë në atë kohë…
Alija Izetbegoviçi nuk do ta kishte mbajtur kurrë të bashkuar Bosnjën, po te mos kishte qëndruar në Sarajeve. Nëse je udhëheqës politik duhet të jesh atje, ku është konflikti. S’mund të rrish në Paris, duke ngrënë kruasan e pirë kapuçino e duke u mundur të komandosh se çfarë do të ndodhë. Ata thjesht nuk shkonin, nuk rrezikonin. Si rezultat Harasadi është në pushtet.
-F. Keni pasur gjatë luftës njësi speciale brenda territorit të Jugosllavisë, brenda territorit të Kosovës?
-K. Po le të themi se po ndodhnin shumë gjëra.
-F. Thaçi me armë.
-K. Po, por nuk e di a ka luftuar vërtet. Më thonë se ka qenë më tepër si një lider politik.
– F.Pra, keni pasur njësi brenda territorit të Kosovës?
-K. Jo. Në mënyre romantike imagjinohej se kishte forca tokësore, spiunë, por jo.