Clark: Jam shumë i gëzuar që ishim të suksesshëm në sjelljen e paqes dhe demokracisë në Kosovë
Gjenerali amerikan, Wesley Clarku, ka thënë se është krenar me operacionin që solli paqen në Kosovë.
Duke folur në “Abcnews”, ai ka thënë se është krenar me njerëzit në rajon që kanë bërë punë të jashtëzakonshme.
“Jam shumë i gëzuar që ishim të suksesshëm në sjelljen e paqes dhe demokracisë në Kosovë. Ishte një grup i madh njerëzish përveç nesh, që ishin pjesë e këtij operacioni, grup i madh pune sepse pamë një krim të madh dhe padrejtësi që po kryhej. Ishte çnjerëzore dhe ne donim që të ndalonte, që njerëzit në rajon të kishin paqe dhe siguri. Për këtë arsye 25 vite më pas rajoni ka qenë përgjithësisht në paqe. Jam krenar për njerëzit në këtë rajon që kanë bërë këtë punë të jashtëzakonshme”, ka thënë Clarku.
Më tutje, ai ka thënë se Serbia duhet ta pranojë Kosovën dhe të ardhmen pa të.
“Nuk më pëlqen të shoh tensione. Të gjithë diplomatët kanë thënë se po punojnë por shpresën që të ketë një zgjedhje, por Serbia duhet të njohë faktet dhe faktet janë që ka pasur krime, vrasje në Kosovë gjatë qeverisjes së Millosheviqit. Ka pasur spastrim etnik si në Bosnje dhe në Kosovë pasi njerëzit janë sulmuar, vrarë, dhe nuk mund të kthehen dhe të jetojnë në paqe shumë thjesht me njëri-tjetrin. Serbia duhet të pranojë Kosovën dhe njerëzit shqiptarë, të pranojë të ardhmen pa Kosovën. Pse të mos kenë marrëdhënie të mira, turizëm dhe tregti me njëri-tjetrin. Të ndalojnë sulmet, e shkuara ka mbaruar”, ka thënë Clarku.