Clarku: Nuk mendoj që Serbia është gati të anëtarësohet në NATO
Wesley Clark, ish-komandant i NATO-së në kohën e bombardimeve mbi ish-Jugosllavinë, ka folur për marrëdhëniet e Serbisë me NATO.
Sipas Clarkut, Serbia nuk është gati të anëtarësohet në NATO.
Duke folur në “A2”, Clarku ka vlerësuar se anëtarësimi i Serbisë do të ishte befasues.
“Mendoj se me Serbinë ka çështje politike. Nuk mendoj se është gati të anëtarësohet në NATO. Do të ishte befasuese nëse do te ndodhte. Nëse Serbia do të merrej me çështjet problematike do të ishte e mirëseardhur të anëtarësohej në NATO. Unë mendoj se kjo do të ishte një gjë e mrekullueshme. Do të doja gjithashtu të shihja Kosovën gjithashtu në NATO. Ka disa gjëra specifike që duhet të bëhen për të qenë gati për anëtarësim në aleancë, dhe do të më duhej të hyja në detaje specifike për ta vlerësuar gatishmërinë për t’u anëtarësuar, dhe nuk e kam bërë këtë. Por mendoj se në parim do të ishte një gjë e mrekullueshme nëse i gjithë Ballkani ishte në NATO”, ka thënë Clarku.