“Classy” i Eraldit, shqiptari i lindur në Itali që synon tregun e muzikës shqiptare
01 tetor 2019
| 11:09
Disa artistë të rinj kanë arritur të hyjnë brenda pak muajsh në tregun muzikor shqiptar, kryesisht në fushën rapit, çka tregon se ka nisur zëvendësimi i brezit të reperëve që dominuan fillimin dhe mesin e viteve 2000.
Një prej artistëve të rinj është edhe Eraldi, shqiptari i lindur në Itali, i cili së fundmi ndodhet shpesh në vendlindjen e prindërve për ta realizuar ëndrrën e tij, të bëhet një artist i suksesshëm.
“Classy” është kënga më e re që publikon Eraldi. Karrierën e ka nisur duke bashkëpunuar me njerëz ndër më të rëndësishmit në botën e muzikës, si Dj A-Boom dhe videomakeri Alban Selimaj.