Cleveland e Oklahoma dominojnë, zhgënjen Golden State, Denver bën detyrën

06 shkurt 2025 | 14:50

Një kosh në sekondën e fundit nga ana e Garland (25 pikë) i dha fitoren ekipit të Cleveland, që mposhti 118-115 Detroit jashtë fushe. Garland ishte ndër më të mirët në fushë për Cavaljers, pasi realizoi 25 pikë. Mirë u paraqit edhe Mobley me 30 pikë, ndërkohë që fitorja mban Cavaliers në krye të renditjes në NBA.

Pa probleme fiton Milwaukee, që mundi 112-102 Charlotte, duke qëndruar mes ekipeve më të mira në Lindje. Në këtë sfidë për Bucks u dallua Lillard me 29 pikë.

Jashtë fushe fiton edhe Miami, që mundi 108-101 Philadelphia me Herron që bëri diferencën për Heat me 30 pikë të realizuara.

Bën detyrën edhe Denver, që u mund 119-114 nga New Orleans, ndeshje me rivalitet deri në fund. Për Nuggets më i miri ishte Porter që realizoi një triple double, me 39 pikë të shënuara, 12 rebaund dhe 4 asist, ndërkohë Jokiç shtoi edhe 38 pikë, 8 rebaund dhe 10 asist.

Utah Jazz mposhti në sekondat e fundit 131-128 Golden State. Clarkson me 31 pikë e George me 26 pikë bënë diferencën në fushë. Ndërkohë 32 pikët e Steph Curry për miqtë rezultuan të pamajftueshme.

Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Oklahoma, që mundi 140-109 Phoenix (Alexander Shai 50 pikë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) përmes një njoftimi për…