Clevelandi dhe Oklahoma dominojnë në NBA
Kampionët e Bostonit janë mposhtur me rezultat 105-92 në fushën e Oklahomas, ekipi që kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit.
Fitore e merituar e skuadrës vendase, ku sërish protagonist ishte Alexander Shai me 33 pikë e 11 rebound. Në Lindje vijon të dominojë ekipi i Clevelandit, që mundi me rezultat 115-105 Charlotten dhe shkëputet ndjeshëm nga ndjekësit. Garland me 25 pikë ishte më i miri në fushë për Cavaliers.
Zhgënjen skuadra e Lakersave, që u mund me shifrat 119-115 nga Houstoni. Edhe pse Davis realizoi 30 pikë nuk mjaftuan për të fituar. Për teksanët u dallua Jalen Green me 33 pikë, mbështetur edhe nga Thompson me 23 pikë. Disfatë e rëndë në shtëpi për Golden State, që u mund me shifrat 129-99 nga Sacramento. Nga lojtarët e stolit erdhën 48 pikë për miqtë, ndërkohë që Malik Monk me 26 pikë ishte më i miri, duke i bërë të pavlefshme 26 pikë e Curry për vendasit.
Rezultatet
Oklahoma – Boston 105-92
Cleveland – Charlotte 115-105
Washington – New Orleans 98-110
Orlando – Utah Jazz 92-105
Houston – Lakers 119-115
Golden State – Sacramento 99-129