
Clevelandi dhe Oklahoma nuk njohin rival në NBA
Skuadra e Clevelandit vijon të komandojë renditje në Lindje, duke mposhtur me rezultat 112-100 Milwaukee jashtë fushe. Të gjithë titullarët e Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Antetokounmpo për Bucks.
Të njëjtin ritëm ndjek edhe Oklahoma në Perëndim, që mundi me rezultat 127-103 Denverin, duke mbrojtur kreun. Alexander Shai me 40 pikë ishte lider për Thunder, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 26 pikë. Në kohën shtesë fiton Clippers, 111-110 ndaj Sacramentos, ndeshje ku u dallua James Harden me 29 pikë. Skuadra e Minnesotas, falë një loje të mirë kolektive (8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), mundi me shifrat 141-124 San Antonion.
Rezultatet
Oklahoma – Denver 127-103
Dallas – Phoenix 116-125
New Orleans – Memphis 104-107
Philadelphia – Utah Jazz 126-122
Milwaukee – Cleveland 100-112
Minnesota – San Antonio 141-124