Clevelandi dominon renditjen në NBA, Bostoni ‘buzëqesh’ në fund
Clevelandi vijon të jetë skuadra më e mirë në NBA, duke fituar me rezultat 122-108 ndaj Torontos, suksesi i 17-të sezonal në 18 takime të luajtura. Mitchell dhe Jerome me nga 26 pikë secili ishin shënuesit më të mirë të Cavaliers në këtë sfidë.
Fiton edhe skuadra kampione e Boston, që mban vendin e dytë në Lindje. Celtics mposhtën me rezultat 107-105 Minnesotan në sekondat e fundit, në një ndeshje me rivalitet. Brown me 29 pikë e Tatum me 26 bënë diferencën në fushë.
Pas kohës shtesë triumfon Miami, që mundi me rezultat 123-118 Dallasin, sfidë ku u dallua Jimmy Butler me 33 pikë. Jashtë fushe fiton ekipi i Clippersave, që mundi me rezultat 125-99 Philadelphian, ndeshje ku shkëlqeu James Harden me 23 pikë.
Rezultatet
Boston – Minnesota 107-105
Indiana – Washington 115-103
Miami – Dallas 123-118
Philadlephia – Clippers 99-125
Cleveland -Toronto 122-108
Sacramento – Brooklyn 103-108