Clevelandi fiton duelin e kryesuesve në NBA

09 janar 2025 | 12:02

Clevelandi fitoi me rezultat 129-122 ndaj Oklahomas duelin e dy skuadrave kryesuese të dy Konferencave, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes në NBA.

Të dyja ekipet zhvilluan një ndeshje me rivalitet, ku për miqtë u dallua Alexander Shai me 31 pikë, por që s’mjaftuan. Për Cavaliers ishte kolektiviteti arma fituese, me shtatë lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (43 pikë nga lojtarët e stolit). Allen me 25 pikë e Mobley me 21 pikë ishin dy shënuesit më të mirë të kësaj sfide.

Pa probleme fiton Milwaukee, që mundi me rezultat 121-105 San Antonio. Dyshja Lillard-Giannis realizoi 51 pikë së bashku. Fiton edhe skuadra e Denverit, 126-103 ndaj Clippersave, takim ku të gjithë titullarët e ekipit vendës shënuan mbi 10 pikë.

Rezultatet

Cleveland – Oklahoma                129-122
Indiana – Chicago                        129-113
Philadelphia – Washington        109-103
Brooklyn – Detroit                       98-113

New York – Toronto                    118-98
New Orleans – Portland             100-119
Denver – Clippers                        126-103
Milwaukee – San Antonio          121-105

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon me ashpërsi veton skandaloze…