Clevelandi humbet por ruan kreun në Lindje

11 prill 2025 | 11:10

Skuadra e Cleveland Cavaliers u mund me rezultat 114-112 nga Indiana Pacers, por ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Shtatë lojtarë të skuadrës së Indianan realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Haliburton me 23 pikë.

Fitore të lehtë korri Milwaukee, që mundi me rezultat 136-111 New Orleans. Antetokounmpo me 28 pikë e 11 rebound ishte lider në fushë për Bucks. Pa probleme fiton edhe Minnesota, që falë 44 pikëve të Anthony Edwards mundi me rezultat 141-125 Memphisin.

Detroiti triumfoi me rezultat 115-106 në fushën e tij ndaj New York, sfidë ku u dallua Cunningham, që realizoi 36 pikë. Protagonist me 38 pikë ishte edhe Risacher për Atlanta, që triumfoi me rezultat 133-109 në fushën e Brooklyn.

Rezultatet

Detroit – New York                    115-106
Indiana – Cleveland                   114-112
Brooklyn – Atlanta                    109-133
Milwaukee – New Orleans         136-111
Memphis – Minnesota               125-141

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe ka njoftuar të premten se Ukrainës do…