Clevelandi komandon në NBA, triumfojnë edhe Oklahoma e San Antonio

12 nëntor 2024 | 11:21

Ekipi i Cleveland vijon të dominojë këtë sezon në NBA, duke korrur sot fitoren e 12-të radhazi (ende asnjë humbje). Cavaliers fituan me rezultat 119-113 në fushën e Chicagos, ku protagonist ishte Donovan Mitchell, autor i 36 pikëve.

Fiton skuadra e San Antonios, që mundi me rezultat 116-96 Sacramenton, ndeshje Victor Wembayama realizoi 34 pikë e 14 rebound për Spurs. Një triumf në sekondat e fundit për Brooklynin, që mundi me rezultat 107-105 New Orleans jashtë fushe (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).

Skuadra e Oklahomës rikthehet te fitorja, duke mundur me rezultat 134-128 Clippersave dhe udhëheq në Perëndim. Alexander Shai me 45 pikë ishte lider për Oklahomën. Ekipi i Houstonit, falë 27 pikëve e 17 rebound të Sengun, mundi me rezultat 107-92 Washingtonit.

Rezultatet  

Chicago – Cleveland                 113-119
Houston – Washington              107-92
New Orleans – Brooklyn           105-107
Oklahoma – Clippers                134-128
San Antonio – Sacramento        116-96

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian…