Clevelandi leksion Portlandit
03 janar 2018
| 12:22
Clevelandi ka triumfuar 127-110 ndaj Portlandit, duke korrur fitoren e 25-të sezonale në NBA.
Një ndeshje e mirë e skuadrës së Cavaliers, që bëri diferencën në periodën e katërt, me James që realizoi 24 pikë, ndërkohë që 61 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Rikthehet Isaiah Thomas, që realizoi 17 pikë. Fiton edhe San Antonio, që mposhti 100-91 New York jashtë fushe, duke konsoliduar pozitat në Perëndim.
Rezultatet: Cleveland – Portland 127-110, New York – San Antonio 91-100, Phoenix – Atlanta 104-103, Sacramento – Charlotte 111-131, Clippers – Memphis 113-105.