Clevelandi mposhti Dallasin, kampionët e Bostonit triumfojnë ndaj Philadelphias

03 shkurt 2025 | 11:12

Cleveland arriti një fitore të lehtë ndaj Dallasit me rezultatin 144-101, ndeshje ku për teksanët u ndje mungesa e Donqiq, që tashmë është një lojtar i Lakersave. Tetë basketbollistë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Sam Merrill me 27 pikë.

Fiton edhe skuadra e Bostonit, që mundi me shifrat 118-110 Philadelphian. Kampionët e Celtics bënë një ndeshje të mirë, ku u dallua Jayson Tatum me 35 pikë e 11 asistime. Skuadra e Detroitit, falë 43 pikëve të dyshes Duren-Cunningham, mundi me rezultat 127-119 rivalët e Chicagos.

Zhgënjen Milwaukee, që në fushën e tij u mund me rezultat 132-119 nga Memphisi. Jaren Jackson me 37 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, ndërsa 30 pikët e Antotekounmpo mbetën për statistikë. Fiton edhe Toronto, 115-108 ndaj Clippersave, ndeshje ku u dallua RJ Barrett me 20 pikë.

Rezultatet

Detroit – Chicago              127-119
Toronto – Clippers            115-108
Cleveland – Dallas            144-101
Philadelphia – Boston      110-118

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj,…