Clevelandi mposhti Toronton
Fitorja e tretë radhazi për Cleveland Cavaliers në NBA dhe sërish nën shenjën e LeBron James. Skuadra nga Ohio fluturon me mbretin e saj i cili u shfaq në superformë duke udhëhequr Cavaliers drejt një fitoreje me peshë ndaj kryesueseve të Konferencës së Lindjes.
Në “Quicken Loans Arena”, LeBron realizoi 35 pikë 17 asistime dhe rikuperoi 7 topa poshtë tabelës , ndërsa Clevelandi mposhti Toronto Raports pas një ndeshjeje spektakolare me rezultatin 132-129, duke blinduar vendin e tretë në Lindje. Paraqitje e mirë edhe ajo e Kevin Love të vendasit autori i 23 pikëve dhe 12 rikuperimeve.
Ndërkohë te Raports spikatën dy përhershmit, Kyle Lowry me 24 pikë e DeMare DeRozan me 21 pikë. Janë 5 tashmë fitoret radhazi të San Antonio Spurs me skuadrën e Gregg Popovich që synon ta mbyllë sezonin e rregullt në vendin e 4-t të Konferencës së Perëndimit edhe pse për momentin pozicionet e 6-ta. (Supersport)