Clevelandi në finalet e Konferencës së Lindjes
Skuadra e Cleveland Cavaliers është finalistja e parë e “play-off”-it në Konferencën e Lindjes, pas fitores 128-93 ndaj Torontos, në gjysmëfinalen e katërt të luajtur në fushën e ekipit kanadez.
Clevelandi fitoi 4-0 serinë e gjysmëfinale, duke avancuar më tej, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon skuadra e Cavaliers. Një tjetër ndeshje e mirë e LeBron James, që realizoi 29 pikë e 11 asistime, ndërkohë që të pestë titullarët e Cavaliers realizuan mbi 10 pikë. Mirë u paraqit edhe stoli i ekipit mik, që realizoi 33 pikë, ndërsa për Toronton mungoi lojtari lider, raporton “Telesport”. Philadelphia fitoi 103-92 ndaj Boston në gjysmëfinalen e katërt, duke rihapur betejën për një vend në finalet e Konferencës së Lindjes. Skuadra e 76ers përfitoi nga faktori fushë, duke bërë një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e dytë të takimit, duke korrur një fitore shprese. Saris me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Philadelphia, mbështetur nga Simmons dhe McConnell me nga 19 pikë secili, ndërsa për Celtics u dallua Tatum me 20 pikë, por që mbetën për statistikë. Ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Boston, që i mjafton një fitore për të shkuar në finale.
Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale
Boston – Philadelphia 92-103 (3-1 me ndeshje)
Toronto – Cleveland 93-128 (0-4 me ndeshje)
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale
Houston – Utah Jazz (3-1 me ndeshje)
Golden State – New Orleans (3-1 me ndeshje)