Clevelandi nuk njeh rivalë në NBA

10 janar 2025 | 11:18

Kryesuesit e Clevelandit nuk ndalin marshimin e tyre këtë sezon në NBA, duke fituar me rezultat 132-126 ndaj Torontos, duke prekur kuotën e 33 fitoreve. Darius Garland me 40 pikë ishte lojtari më i mirë në fushë për Cavaliers.

Rikthehet te fitorja ekipi i Golden State, që falë një loje të mirë kolektive mundi me rezultat 107-104 Detroitin. Ndërkohë, zjarret që kanë pushtuar Los Anxhelos, tashmë në gjendje të jashtëzakonshme, kanë sjellë anulimin e ndeshjes mes Lakersave dhe Charlotte.

Në takimet e tjera, Miami fitoi me rezultat 97-92 në fushën e Utah Jazz, sfidë ku protagonist ishte Tyler Herro me 23 pikë. Fiton edhe ekipi i Dallasit, 117-111 ndaj Portlandit, sfidë ku Jaden Hardy realizoi 25 pikë për teksanët.

Rezultatet

Cleveland – Toronto        132-126
Detroit – Golden State     104-107
Orlando – Minnesota       89-104
Memphis – Houston        115-119

Dallas – Portland             117-111
Phoenix – Atlanta            123-115
Utah Jazz – Miami           92-97
Lakers – Charlotte           (e shtyrë)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e…