
Clevelandi rikthehet te suksesi, fitore të thella për Golden State e Houstonin
Cleveland rikthehet te suksesi dhe mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 127-122 ndaj Clippers. Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku tri lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 20 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Vijon të zhgënjejë Milwaukee, që u mund 145-124 në shtëpi nga Atlanta, duke pësuar humbjen e katërt radhazi.
Risacher me 36 pikë u dallua për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Antetokounmpo për Bucks.
Fitore të thellë korri jashtë fushe edhe Golden State, që falë 27 pikëve të Podziemski mundi 148-106 San Antonio.
E njëjta situatë edhe në fitoren 148-109 të Houston në fushën e Phoenix, ndeshje ku u dallua Jalen Green me 33 pikë.
Rezultatet
Cleveland – Clippers 127-122
New York – Portland 110-93
Milwaukee – Atlanta 124-145
Minnesota – Detroit 123-104
New Orleans – Charlotte 98-94
San Antonio – Golden State 106-148
Philadelphia – Toronto 109-127
Phoenix – Houston 109-148