
Clevelandi siguron një vend në ‘play-off’, shkëlqejnë edhe Lakersat, Milwaukee e Golden State
Vijon momenti i mirë në NBA për ekipin e Lakersave, që mposhti me rezultat 136-115 New Orleans, duke korrur suksesin e shtatë radhazi. LeBron James me 34 pikë e Luka Donqiq me 30 pikë e 15 asistime shkëlqyen për kalifornianët. Fitore në sekondat e fundit për Toronton, që mundi me rezultat 114-113 Orlandon, ndeshje ku u dallua RJ Barrett me 21 pikë, ndërsa 41 pikët e Paolo Banchero mbetën për statistikë.
Skuadra e Phoenixit, falë 34 pikëve të Kevin Durant mposhti me rezultat 119-117 Clippersat. Edhe Golden State po ngjit shkallët në renditje, duke mposhtur me rezultat 114-102 New Yorkin. Stephen Curry me 28 pikë ishte lider për Warriors.
Jashtë fushe triumfon edhe Milwaukee, që mundi me rezultat 127-121 Atlantan. Antetokounmpo realizoi një “triple double”, me 26 pikë 12 rebound e 10 asistime.
Clevelandi bëhet skuadra e parë që siguron një vend në “play-off”, duke mundur me rezultat 139-117 Chicagon. Donovan Mitchell me 28 pikë e Jarrett Allen me 25 pikë ishin liderë në fushë. Minnesota mposhti me rezultat 126-112 Philadelphian, me shtatë lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.
Rezultatet
Indiana – Houston 115-102
Orlando – Toronto 113-114
Atlanta – Milwaukee 121-127
New York – Golden State 102-114
Chicago – Cleveland 117-139
Minnesota – Philadelphia 126-112
San Antonio – Brooklyn 127-113
Phoenix – Clippers 119-117