
Clevelandi triumfon ndaj Memphisit, fitojnë Oklahoma, Warriors e Boston
Tjetër fitore në kampionat për Cleveland, skuadra që udhëheq renditjen e NBA këtë sezon. Cavaliers ka fituar me rezultat 129-123 ndaj Memphisit në fund të një ndeshje të ekuilibruar. Donovan Mitchell me 33 pikë dhe Evan Mobley me 25 pikë e 13 rebound u dalluan për Clevelandin.
Të njëjtin ritëm ndjek edhe skuadra e Oklahomës, që udhëheq në Perëndim. Ata fituan me shifrat 130-123 në fushën e Minnesota, ku sërish protagonist ishte Alexander Shai, me 37 pikë. Fiton Toronto, 127-109 ndaj Phoenixit, ndeshje ku Barrett, Quickley e Boucher realizuan nga 23 pikë secili për kanadezët.
Fitore edhe për Golden State, që falë 30 pikëve të Curry mundi Dallasin (126-106). Nuk zhgënjen skuadra kampione e Bostonit, që triumfoi me rezultat 118-105 ndaj New York, takim ku dyshja Tatum-Brown realizuan 49 pikë së bashku. Skuadra e Milwaukee, falë 28 pikëve të Lillard e 23 të Antetokounmpo, mundi me rezultat 120-113 Miami.
Rezultatet
Boston – New York 118-105
Golden State – Dallas 126-102
Indiana – Clippers 129-111
Atlanta – Detroit 143-148
Milwaukee – Miami 120-113
Orlando – Washington 110-90
Toronto – Phoenix 127-109
Cleveland – Memphis 129-123
New Orleans – San Antonio 114-96
Minnesota – Oklahoma 123-130