
Clevelandi vijon të dominojë, LeBron magjik për Lakersat
NBA është rikthyer në fushë pas pushimit për shkak të “All Star Game”. Skuadra e Clevelandi vijon të ketë frenat e renditjes në dorë pas fitores me rezultat 110-97 në fushën e Brooklynin. Donovan Mitchell me 26 pikë ishte më i miri për Cavaliers.
Fiton edhe skuadra e Milwaukee, që mundi me rezultat 116-110 Clippersat në një përballje të ekuilibruar. Antetokounmpo me 23 pikë e Lopez me 22 u dalluan për Bucks. Fiton edhe Denveri, 129-115 ndaj Charlotte, ndeshje ku diferencën e bëri dyshja Jokiq-Murray, që realizuan 63 pikë së bashku. Skuadra kampione e Bostonit fitoi me shifrat 124-104 ndaj Philadelphias, duke qenë në vendin e dytë në Lindje.
Pritchard me 28 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, u kthye në lider për Celtics. Ekipi i Lakersave arrin një fitore të vështirë ndaj Portlandit jashtë fushe me shifrat 110-102. LeBron James ishte magjik, duke realizuar 40 pikë. San Antonio mundi me shifrat 120-109 Phoenix, sfidë ku u dallua Fox me 26 pikë.
Rezultatet
Indiana – Memphis 127-113
Philadelphia – Boston 104-124
Atlanta – Orlando 108-114
Brooklyn – Cleveland 97-110
New York – Chicago 113-111
Milwaukee – Clippers 116-110
Denver – Charlotte 129-115
San Antonio – Phoenix 120-109
Portland – Lakers 102-110