
Clint Eastwood i rikthehet aktrimit
07 qershor 2018
| 10:57
Clint Eastwood i është rikthyer aktrimit pas gjashtë vjetësh mungesë nëpër filma. 88-vjeçari ka një rol në filmin “The Mule”, ku është vetë producent.
Në këtë film interpreton edhe Bradley Cooper. Historia, e cila është e frymëzuar nga përvojat e jetës reale të Leo Sharpit, fokusohet te personazhi Earl Stone, që do të luhet nga Eastwoodi.