Clinton: SHBA nuk e ka merituar presidencën Trump
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë merituar presidencën e Donald Trumpit dhe se këto janë kohë të rrezikshme.
Clinton, rivale e Trumpit në garën presidenciale më 2016, i bëri këto komente në një konferencë në Mumbai të Indisë.
Ajo ka thënë se Trump ka afinitet për diktatorët dhe se ai vërtet e pëlqen qëndrimin dhe sjelljen e tyre autoritare, transmeton AP.
Clinton tha se beson se një letër e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, dërguar Kongresit, në lidhje me përdorimin e emailit të saj privat, i ka kushtuar me mbështetjen e saj nga votuesit.
Clinton, në shtator të vitit të kaluar, ka deklaruar se nuk do të garojë më për presidente, duke thënë se karriera e saj “si politikane aktive ka përfunduar”.