
Clintoni dhe Albrighti përshëndetën me qytetarët shesheve të Prishtinës
12 qershor 2019
| 15:20
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit Madeleine Albright nga sheshi “Skënderbeu” janë nisur këmbë nëpër sheshet e kryeqytetit për të marrë pjesë në zbulimin e bustit të Albrightit në rrugën “Luan Haradinaj” afër “Newborn”-it.
Clintoni dhe Albrighti shesheve të Prishtinës i shtrëngonin duart me qytetarët të cilët kishin dalë për t’i përshëndetur ata.
Qytetarët brohorisnin Clinton dhe Albright.