Clintoni: Kosova meriton të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s
11 qershor 2019
| 16:17
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, ka thënë se Kosova meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-së si vend i pavarur dhe sovran.
Ai ka theksuar se Kosova është shembull i demokracisë dhe përkushtimit për të jetuar në paqe me fqinjët.
“Kosova meriton të jetë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si vend i pavarur”, ka thënë Clintoni gjatë takimit me presidentin Hashim Thaçi, i cili e ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë”.