Clintoni: Kosova qëndronte diçka më e madhe se vetja jonë
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, ka thënë se pas 20 viteve, Kosova ka arritur ta fitojë paqen.
“Për këto 20 vite është mbajtur paqja dhe nuk ka pasur dhunë”, ka thënë Clintoni.
Ai në ceremoninë qendrore për 20-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s, kjo ditë, shënohet edhe si Dita e Çlirimit të Kosovës, ka falënderuar institucionet dhe popullin e Kosovës për mirëpritjen, që sipas tij sihte madhështore.
Gjatë fjalës së tij, Clintoni ka treguar se si në zyrën e tij në ShBA ka një fotografi nga koha e luftës në Kosovë, për të cilën ka thënë se sa herë e shikon atë e kujton periudhën e vendimit të tij për vendin tonë.
Ish-presidenti amerikan ka theksuar se Kosova qëndronte diçka më e madhe se vetja e tyre, ShBA-së.
Ai në këtë fjalim tha se liderët e shtetit të Kosovës duhet të mendojnë për të ardhmen e qytetarëve të tyre.